STUDIME NË FRANCË.
Nxitje për talentin dhe risinë në një mjedis frymëzues
11 MARS
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve
4
Universitetet partnere
80
Programe
190 - 32 000 Euro
Tarifa shkollimi
FRANCA SI DESTINACION ARSIMOR
Franca ofron një kombinim të rrallë të cilësisë së lartë akademike dhe tarifave të përballueshme. Universitetet franceze janë të njohura për programet e tyre të shkëlqyera dhe përkushtimin ndaj kërkimit dhe inovacionit. Politika e qeverisë për mbulimin e një pjese të madhe të kostos së arsimit e bën Francën një nga destinacionet më të përballueshme për studentët ndërkombëtarë.
Studimi në Francë ju jep mundësinë të zhytuni në një kulturë të pasur dhe të larmishme. Përmirësimi i njohurive të gjuhës franceze dhe përvoja e jetesës në një vend me histori të pasur kulturore do të jetë një përfitim i madh për zhvillimin tuaj personal dhe profesional. Përvoja studentore në Francë ofron mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme.
LLOJET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE
Këto institucione publike ofrojnë një gamë të gjerë programesh akademike dhe kërkimore në nivelet bachelor, master dhe doktoraturë. Ato janë të njohura për standardet e larta dhe përkushtimin ndaj kërkimit shkencor. Çdokush me diplomë të shkollës së mesme mund të aplikojë për programet bachelor. Për programet master dhe doktoraturë kërkohet përfundimi i nivelit të mëparshëm akademik.
Këto institucione elitare ofrojnë programe të specializuara në fusha si inxhinieria, biznesi, administrata publike dhe shkencat sociale. Ato janë shumë konkurruese dhe pranojnë vetëm studentë të talentuar. Pranimi zakonisht kërkon përfundimin e dy viteve të para në një klasë përgatitore (Classes Préparatoires) dhe kalimin e provimeve të pranimit.
Këto shkolla menaxhimi ofrojnë programe në biznes dhe menaxhim, duke përfshirë diploma bachelor dhe master. Ato janë të njohura për cilësinë e tyre dhe lidhjet e ngushta me industrinë. Studentët mund të aplikojnë pas përfundimit të shkollës së mesme për programet bachelor ose pas përfundimit të një diplome bachelor për programet master. Pranimi zakonisht kërkon kalimin e provimeve të pranimit dhe intervistave.
MUND TË STUDONI NË FRANCË
PROGRAMET
Arte dhe Dizajn
Biznes dhe Menaxhim
Ekonomiks
Filologji
Financë, kontabilitet & banking
Biznes dhe Menaxhim
Media dhe komunikim
Psikologji
Shkenca kompjuterike
Shkenca politike
Turizem, Mikpritje & Kulinari
SI TJETËR MUND TË JEMI NDIHMË?
Orientim profesional
Letër motivimi
Bursat dhe tarifat e shkollimit
REZERVO NJË
KONSULENCË
KONTAKTONI KONSULENTËT TANË
Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një nga konsulentët tanë.