Edubridge

KAMPE VERORE JASHTË VENDIT
Zgjidhni kampin veror të duhur për ju ose fëmijën tuaj

PSE NJË SHKOLLË VERORE JASHTE VENDIT?

Pjesëmarrja në një shkollë verore jashtë vendit ofron mundësi unike për rritjen personale dhe akademike. Kjo përvojë lejon nxënësit të përmirësojnë njohuritë e tyre gjuhësore përmes një zhytjeje të plotë në një mjedis të ri. Gjithashtu, nxënësit kanë mundësinë të përjetojnë kultura të reja, duke marrë pjesë në aktivitete dhe ekskursione që zgjerojnë horizontet e tyre kulturore.
Përveç përfitimeve akademike dhe kulturore, pjesëmarrja në një shkollë verore jashtë vendit ndihmon nxënësit të krijojnë miqësi ndërkombëtare dhe të zhvillojnë aftësi të rëndësishme si pavarësia dhe adaptueshmëria. Kjo përvojë gjithashtu rrit shanset për pranim në universitetet e mirënjohura, duke u bërë një shtysë e fuqishme në aplikimet e tyre universitare.
Një shkollë verore jashtë vendit jo vetëm që përmirëson njohuritë akademike dhe gjuhësore, por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e personalitetit dhe aftësive ndërkulturore, duke i përgatitur nxënësit për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes.

PËRMIRËSIMI I GJUHËS NË NJË MJEDIS TË PËRSHTATSHËM

NË SHKOLLAT VERORE JASHTE VENDIT MUND TË NJIHNI KULTURA TË NDRYSHME

NDËRTIMI I PAVARËSISË ME KAMPET VERORE

Të mësuarit nga përvoja është dëshmuar të jetë metoda më efektive për të fituar njohuri cilësore dhe të qëndrueshme. Dhe a ka mënyrë më të mirë për të mësuar një gjuhë të huaj sesa të merrni pjesë në një shkollë verore jashte Shqipërise? Ju mund të zgjidhni personalisht, në mënyrë aktive dhe me ndihmën e një konsulenti ekspert - destinacionin/vendin, llojin e vendbanimit dhe shkollën, aktivitetet dhe kohëzgjatjen.
Çdo udhëtim pasurohet përmes përvojave të pazëvendësueshme dhe çdo student mund të marrë përfitime të ndryshme për veten e tij në varësi të moshës, përvojës dhe interesave, duke u integruar në mjedisin e ri. Miqësi të reja emocionuese, zbulime të reja rreth zakoneve dhe traditave të huaja, prezantimi në art, sport, kuzhinë - të gjitha zgjerojnë horizontet dhe perspektivën.
Pjesmarrja në një kamp vere jashtë vendit për të përmirësuar aftësitë gjuhësore në mënyrë të pashmangshme kërkon dhe ndërton cilësi të tilla si komunikimi, pavarësia në marrjen e zgjedhjeve të ndryshme ditore dhe vetbesim më të madh. Në mjedisin e ri, kjo ndodh natyrshëm dhe spontanisht, pa tension, ndërkohë që nxënësi është i zhytur në aktivitetet e tij.

SHTETE

ÇFARË BËJMË NE PËR JU?

KONSULENCA FILLESTARE

Ju do të diskutoni qëllimet, nevojat, preferencat dhe opsionet tuaja me konsulentin tuaj personal të edukimit. Ju do të merrni një listë me propozime për kampe verore dhe kurse gjuhe jashte vendit, nga konsulenti arsimor, si dhe rekomandime se cilat do të ishin më të përshtatshmet per ju.

ZGJEDHJA DHE KONFIRMIMI I PROGRAMIT

Konsulenti juaj do të kujdeset për të gjitha hapat e aplikimit dhe të gjithë komunikimin me kampin veror ose shkollen e zgjedhur të gjuhës.

PËRGATITJA

Ju do të merrni udhëzime të plota dhe një “travel-kit” me informacione për përgatitjen para nisjes, udhëtimin, qëndrimin jashtë vendit dhe kthimin në Shqipëri.

ORGANIZIMI I UDHËTIMIT

Duke ditur në detaje specifikat e udhëtimit jashtë vendit si për të rritur ashtu edhe për fëmijë, ne ju informojmë plotësisht rreth procesit.

PLANI PËR ARRITJET E ARDHSHME AKADEMIKE

Bazuar në përshtypjet tuaja nga udhëtimi fundit dhe qëllimet tuaja të ardhshme personale arsimore, konsulentët tanë do t'ju ndihmojnë të zhvilloni një plan gjithëpërfshirës për t'i arritur ato.

PSE TË ZGJIDHNI EDUBRIDGE?

NJË LARMISHMËRI PROGRAMESH

Mbi 300 shkolla verore për të gjitha moshat. 7 gjuhë, në mbi 25 vende, me opsione për programe të ndryshme, nivele gjuhësore, akomodim dhe mjedis sipas preferencave të klientit.

MBËSHTETJE NGA EKSPERTË DHE QASJE PERSONALE

Ne kujdesemi individualisht - nga zgjedhja e shtetit, vendndodhjes dhe programit më të përshtatshëm, te përgatitja dhe organizimi

PLOTËSIMI I AFATEVE DHE HAPAVE TË APLIKIMIT

Aplikimi nëpërmjet një konsulenti arsimor siguron që nuk do të humbisni asnjë afat ose detaj gjatë aplikimit tuaj.

SI TJETËR MUND TË JEMI NDIHMË?

Kampe verore per femije

Kurse gjuhesh jashte vendit 16 +

Kurse gjuhesh online

REZERVO NJË
KONSULENCË

KONTAKTONI KONSULENTËT TANË

Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një nga konsulentët tanë.

Translate »
Scroll to Top