Edubridge

STUDIME NË SPANJË Ngjyra iberike dhe edukimi bashkëkohor në spanjisht dhe anglisht

1 KORRIK

Afati i aplikimit

2

Universitetet në website

50

Programet në website

€2100 - 13 000

Tarifa shkollimi

SPANJA SI DESTINACION ARSIMOR

Nuk ka vend në Spanjë që të mos mahnisë me atmosferën emocionuese, klimën e këndshme dhe specialitetet lokale. Barcelona, Madrid, Valencia, Bilbao – është e lehtë të pranosh se të jetosh në një vend me plazhe të pafundme, futbollistë legjendar, dete blu dhe festivale spektakolare është një argëtim pa pushim.

Megjithatë, Spanja është shumë më tepër se kaq – ajo është gjithashtu një qendër teknologjike lider për më shumë se 1700 kompani start-up dhe sipërmarrës nga e gjithë bota, si dhe një destinacion tërheqës për të studiuar jashtë vendit. Gjithashtu, universitetet në Spanjë kanë tarifa të përballueshme shkollimi dhe standarde jetese, si dhe mundësi për të mësuar në mënyrë perfekte gjuhën e dytë më të zakonshme në botë – spanjishten. Shumica e programeve të studimit atje ofrohen në spanjisht, dhe disa kurse janë edhe në një gjuhë rajonale, si katalanishtja. Megjithatë, për shkak të popullaritetit të destinacionit, numri i mundësive për të studiuar në anglisht në nivelin universitar dhe master ka ardhur duke u rritur vitet e fundit. Kjo është kryesisht për shkak të universiteteve prestigjioze ndërkombëtare me fokus në fushën e biznesit në Madrid dhe Barcelonë.

ÇFARË DUHET TE DINI

MUND TË STUDONI NË SPANJË

PROGRAMET

Arte dhe Dizajn

Biznes dhe Menaxhim

Drejtësi

Ekonomiks

Financë, kontabilitet & banking

Media dhe komunikim

Turizem, Mikpritje & Kulinari

PSE TË ZGJIDHNI EduBridge?

Orientim profesional

Letër motivimi

Bursat dhe tarifat e shkollimit

PYETJE DHE PËRGJIGJE

Jo! Edhe pse ende ekziston një mit në Shqipëri se nuk ka programe në gjuhën angleze në universitetet spanjolle, kjo është larg së vërtetës.

Po. Disa universitete spanjolle ofrojnë bursa të bazuara në performancën akademike.

  • Pasaporta
  • Polica e sigurimit shëndetësor plotësues

Varet nga universiteti. Shumë universitete në Spanjë nuk e kanë këtë hap në procesin e aplikimit. Sa i përket gjuhës – nëse keni zgjedhur një program në spanjisht, intervista do të zhvillohet në spanjisht, por nëse studimet e dëshiruara janë në anglisht, intervista do të jetë në anglisht.

Shuma varet nëse zgjidhni një qytet relativisht të vogël si Tarragona ose Murcia ose nëse shkoni në Barcelonë, Bilbao ose Madrid. Në rastin e parë do t’ju duhen 150-250 euro për akomodim, rreth 100 euro për faturat dhe rreth 200 euro për para xhepi. Megjithatë, nëse zgjidhni një nga qytetet e mëdha, kostot mujore janë pothuajse dyfish.

REZERVO NJË
KONSULENCË

KONTAKTONI KONSULENTËT TANË

Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një nga konsulentët tanë.

Translate »
Scroll to Top